Sipas zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva rezultatet e arritura gjatë 6 muajve të kryesisë bullgare të organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) mund të konsiderohen si sukses i plotë. Sot ishte mbyllja e kësaj kryesie, e cila “i përmbushi qëllimet e veta – të jetë praktike dhe e orientuar ndaj rezultateve konkrete, të dukshme për qytetarët”, deklaroi Zaharieva. Ajo nënvizoi rëndësinë e regjionit të Detit të Zi si një urë ndërmjet tri kontinenteve. Sot në forumin e BEDZ-së në Sofje në përputhje me propozimin e bërë nga Sofja, shtetet-anëtare morën vendim të njëzëshëm (me votat e të gjitha 13 shteteve) për të ftuar Maqedoninë e Veriut në organizatë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..