Në ditët nga 29 qershori deri më 3 korrik për herë të katërt të radhës do të zhvillohen Ditët e folklorit, kulturës dhe traditave bullgare në Ohër. Qëllimi i tyre është të popullarizojnë folklorin tradicional bullgar të të kënduarit dhe të vallëzimit në pikën e stinës turistike në qytetin e Maqedonisë së Veriut.
Ditët e festivalit parashikojnë një program të pasur kulturor me ekspozitë me fotografi të veshjeve popullore autentike bullgare, një tryezë të rrumbullakët me temë “Folklori i Ballkanit” me pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe folkloristë nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Dy janë netët e konkurseve, në të cilat pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria do të masin fuqi në kategori të ndryshme, ku numri i përgjithshëm i interpretuesve kapërcen 600 veta. Kryetare e jurisë është doktoresha Margarita Krësteva, folkloriste nga Universiteti i Ri Bullgar.
Organizatorët e festës së folklorit bullgar në Ohër janë asociacioni për art dhe kulturë “ART Vivendi”-Ohër dhe Fondacioni “ZHAR-C” nga Bullgaria. Ngjarja zhvillohet me përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Maqedoninë Veriore, shoqatës “Miqësi Bullgari - Maqedoni” dhe Universitetit të Ri Bullgar.
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..