Gjykata e Specializuar Penale largoi nga detyra sekretarin e përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit Krasimir Tomov. Tomov është akuzuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, në krye të të cilit supozohet se ka qenë kryetari i Agjencisë Petër Harallampiev dhe i cili është krijuar me qëllim lëshimin e certifikatave për origjinë bullgare të të huajve kundrejt ryshfeteve. Në një kasafortë bankare, e cila është përdorur vetëm nga Tomovi janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta të ndryshme me vlerë të përbashkët 300 mijë euro.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..