Organizata Evropiane për Studime Bërthamore (CERN), tashmë është afirmuar si një standard për cilësi. Krenohem me këtë se specialistët bullgarë kanë kontribut për zhvillimin e shkencës, e cila këtu është në nivel sa më të lartë botëror. Këtë e deklaroi presidenti në një takim me bullgarët, të cilët punojnë në këtë organizatë në Gjenevë. Ai i bëri thirrje shkencëtarëve bullgarë që të përkrahin zhvillimin e shkencës me vlerë të lartë të shtuar në Bullgari. E ardhmja u përkas shteteve, të cilat do të arrijnë ta përdorin maksimalisht potencialin e shkencëtarëve të vet, nënvizoi Rumen Radev. Mbi 13 mijë shkencëtarë nga 97 shtete nga tërë bota zhvillojnë kërkime shkencore në CERN, kurse bullgarët, të cilët punojnë për këtë organizatë janë 100.
Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Ministri theksoi rolin kyç të turizmit për ekonominë bullgare dhe vuri në dukje se hyrja..
Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë, njoftoi kryetarja e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. Gjithashtu..
Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..