Fëmijët bullgarë fituan medalje në Olimpiadën e 23-të ndërkombëtare të matematikës për të rinj në Qipro. Skuadra ishte në krye me doc. dr. Ivan Kortezov nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës dhe fitoi 2 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë. Skuadra e Bullgarisë renditet në vend të dytë ndër të gjitha 10 venedet që morën pjesë në Ballkaniadë, pas Rumanisë. Ndër të gjitha 17 shkuarat që morën pjesë në olimpiadë nxënësit bullgarë janë në vend të tertë pas Kazakistanit. Sipas rregullave të olimpiadës në një ditë brenda 4 orësh e gjysmë pjesëmarrësit zgjidhnin 4 probleme dhe ushtrime matematikore në fushat e algjebrës, gjeometrisë, teorisë së numrave dhe kombinatorikës. Medaljet e arta i fituan Ivan Tagarev dhe Ilijas Noman, të cilët janë në klasën e tetë, ato të argjendta – Nikolla Caçev, Bozhidar Dimitrov dhe Ivajlla Radkova. Nxënësja e klasës së shtatë Marija Drençeva fitoi medaljen e bronztë.
Të mërkurën do të mbajë vranësira dhe në shumë rajone në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të ketë reshje shiu më intensive në Bullgarinë Veriperëndimore. Ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave do të ketë pasdite kryesisht në rajonet..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova propozoi që grupi parlamentar MEÇ të rikthehet me ndryshim në rregullore ose me vendim të parlamentit. "Ka një popull të tillë" (ITN) propozoi të paraqesë një projekt të një vendimi të tillë. “Nesër..
Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Ministri theksoi rolin kyç të turizmit për ekonominë bullgare dhe vuri në dukje se hyrja..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..