Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita përsëri fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Stamboll

Foto: EPA / BGNES

Presidenti turk Rexhep Erdogn pësoi humbje të rëndë pasi kandidati i Partisë Republikane të Popullit Ekrem Imamoglu  për herë të dytë fitoi zgjedhjet për bashkinë e Stambollit . Këtë herë fituesi mori 54 për qind të votave kundër 45 për qind për kandidatin e përkrahur nga Erdogani Binali Yildirim. Analistët komentojnë se kjo është diçka më shumë se një fitore në zgjedhjet vendore. Vetë Erdogani jo një herë ka nënvizuar se “kushdo që fiton Stambollin, fiton Turqinë”.


Turqia është shteti me më shumë refugjatë në botë

Foto: EPA / BGNES

Agjencia e OKB-së për Refugjatët bëri të ditur se për vitin e pestë me radhë Turqia është shteti që u ka ofruar strehim më shumë refugjatëve, të cilët kërkojnë shpëtim nga luftërat apo nga persekutimi. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë refugjatët në territorin e saj janë 4,9 milionë. Ankaraja llogarit se deri tani ka harxhuar 40 mlrd. dollarë amerikanë për ta përballuar krizën, kurse nga jashtë ka marrë vetëm 6 miliardë dollarë në formën e ndihmës. Pas Turqisë në listë me më shumë refugjatë renditen Pakistani, Uganda, Sudani dhe Gjermania. 


Aleksis Tsipras: Maqedonia i ka plotësuar kriteret për negociata me BE

Foto: EUROKINISSI / primeminister.gr

Kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi në një intervistë televizive se shtyrja e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE nuk është për shkak të moskryerjes së reformave të kërkuara, por për shkaqe procedurale. Sipas Tsiprasit krerët e shteteve-anëtare të BE-së janë të mendimit se gjatë tetorit do të fillojë procesi i aderimit, sepse Maqedonia e Veriut i ka zbatuar kriteret dhe reformat e domosdoshme.


Shkupi: Nuk ka përparim nëse BE nuk njeh angazhimin tonë

Foto: picture alliance / abaca

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Nikola Dimitrov paralajmëroi në Konferencën Ministrore për Ballkanin Perëndimor në Stokholm se në se Maqedonia e Veriut nuk fillon negociata për aderim gjatë këtij viti, kjo do të thotë se nuk ka perspektivë evropiane pas çdo gjëje që është arritur gjatë dy vjetëve të fundit. “Nëse në tetor nuk ka vendim, nëse sërish e shtyjnë vendimin, duhet ta pranojmë se nuk ka perspektivë evropiane. Fatkeqësisht nuk kemi alternativë tjetër. Kështu që mundësitë për sukses në tetor janë optimiste dhe nuk e kemi luksin ta lëshojmë këtë mundësi”, tha Dimitrov. Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski tha se është optimist dhe pret se Bashkimi Evropian do ta drejtojë vëmendjen e vet te negociatat me Maqedoninë e Veriut jo më vonë se tetori i këtij viti.


Prishtina parashikon një zhvillim të rrezikshëm të marrëdhënieve me Beogradin

Foto: EPA / BGNES

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në se sivjet nuk arrijmë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e të dyja vendeve do të hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe do të çojnë në destabilizim të regjionit. Presidenti nënvizoi se situata aktuale dhe zhvillimet e fundit nuk japin shpresë dhe nuk zhvillohen në drejtim pozitiv.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD