Më 20 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shën Naumin e Ohrit. Në këtë ditë festojnë të gjithë bullgarët me emra Bisera, Biser, Naum.
Naum ka qenë bullgar nga një familje fisnike , por e ka braktisur kotësinë e jetës, për të shkuar pas vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Pas vdekjes së Metodijit në Moravinë e Madhe, Naum ka ardhur në Bullgari dhe është bërë një nga letrarët më të dalluar në Mbretërinë e Simeonit të Madh. Naum ka qenë ndër themeluesit e shkollës letrare të qytetit Presllav. Kur Kliment i Ohrit është shuguruar peshkop i Drembicës në vitin 893, Naum ka vazhduar veprimtarinë e tij në shkollën letrare të Ohrit. Në këtë periudhë ai ka themeluar manastirin e shquar pranë liqenit të Ohrit, që sot mban emrin e tij. Viti i vdekjes së shenjtorit është 910.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..