Që nga 1 janari kemi lëshuar 6700 çertifikata për origjinë bullgare. I tejkalojmë afatet pothuaj një vit. Rreth 10 mijë kërkesa presin për t’u përpunuar. Këtë e tha Kryetari i përkohshëm i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit Dimitër Vlladimirov, duke prezantuar raportin e tij për veprimtarinë e Agjencisë para Kuvendit Popullor. Përveç kësaj që nga fillimi i vitit janë paraqitur 6 mijë kërkesa të reja për marrjen e certifikatave për prejardhje bullgare. Ne i përpunojmë sipas datës së paraqitjes së tyre në Agjenci.
Po punojmë mbi dokumente nga viti 2018, shpjegoi Vlladimirov. Një nga akuzat kundër ish-shefit të Agjencisë për Bullgarët jashtë Vendit Petër Harallampiev është ajo për shitjen e këtyre certifikatave, të cilat u kishin mundësuar mijëra të huajve dhënien e pasaportave bullgare kundrejt një shume të caktuar parash në këmbim.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..