Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian do që Bullgaria t'i vërë vetes qëllime më të larta energjetike

Foto: BGNES

Të përpunohet plani për zhvillimin e energjetikës bullgare. Bullgaria t'i verë vetes qëllime më të larta për shtimin e burimeve ripërtëritëse. Të ofrohet analiza për efektin e Centralit elektrik atomik “Belene” dhe për diversifikimin e furnizimeve të lëndës djegëse bërthamore, thuhet në letrën e Komisionit Evropian. Në planin Kombëtar për Energjetikën dhe Klimën nuk janë përshkruar investimet për arritjen e qëllimeve të vëna. Nuk ka plan për diversifikimin e furnizimeve të gazit. Janë vendosur objektiva të ulëta për efikasitet energjetik, për shembull sektori i burimeve ripërtëritëse të arrijë 25%  në bilancin energjetik kombëtar, duke pasur parasysh se angazhimi i secili shtet të Bashkimit Evropian është të arrijë 32%. Krejtësisht mungojnë masat për të përballuar varfërinë energjetike. Brukseli ka drejtuar 10 rekomandime konkrete. Ato duhet të kryhen deri në fund të vitit 2019, që të miratohet plani Kombëtar me horizont deri në vitin 2050.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD