Pothuaj 100 njerëz të rinj dhe energjikë nga Bullgaria dhe nga jashtë, të cilët dëshirojnë të sjellin ndryshim në shoqëri, morën pjesë në edicionin e pastë të Akademisë “Inovacioni në veprim”. Ndër lëndët, në të cilat ata punojnë janë përdorimi efektiv i resurseve, mënyra e shëndetshme e jetesës, rizbulimi i traditave dhe kulturës bullgare. Pavarësisht nga konkurrenca e madhe, vendin e parë e fitoi Bllagovesta Cenova për projektin e saj për një qendër digjital të resurseve për zgjidhje gjithëpërfshirëse arsimore.
Juria prej profesionistëve të dalluar në dega të ndryshme ishte impresionuar nga ideja e saj, të cilën ajo e përshkroi kështu:
„Projekti ynë quhet X-SIP.ORG dhe është një qendër digjital resursesh për projekte STEAM. Ai ka dy pjesa – materiale arsimore video, ku informacioni është ofruar në mënyrë interesante –i vizualizuar dhe i animuar. Ato mbulojnë teorinë e shkencave STEAM (shkurtimi vjen nga Science, Technology, Engineering, Art & Math, në shqip: Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë). Projekti ofron dhe ashtuquajturat “kuti shkencore” pranë secilës video, ku është treguar ana praktike e teorisë. Target-grupi ynë janë fëmijët e moshës 7-14 vjeç. Ideja jonë është që ata të kenë mundës, bashkë me mësuesit e tyre në ambientin shkollor ose në shtëpi me prindërit, të përpunojnë projekte, të cilat do të zhvillojnë kreativitetin e tyre, aftësitë për të punuar në ekip dhe për të eksperimentuar. Këto janë kompetencat e shekullit të XXI dhe ato i përgatitin fëmijët për profesionet e së ardhmes”.
Arsimi i së ardhmes do të kërkojë zbuluesit dhe njerëzit e mendimit. Këto janë tendencat sipas Bllagovesta Cenovës:
„Pavarësisht nga bumi teknologjik, kërkesat arsimore ndaj fëmijëve dhe njerëzve të rinj bëhen gjithnjë e më të mëdha. Për ne është me rëndësi ta inkurajojmë kreativitetin e fëmijëve dhe ashtuquajturin “mendim jashtë kutisë”. Ne dëshirojmë të krijojmë shpikës, krijues, jo konsumatorë. E ardhmja është e krijuesve.”
Bashkë me gjërat pozitive, të cilat i kemi tek ne në fushën e inovacioneve, nuk mungojnë dhe “hallka të dobëta”. Këshillat për sukses të Bllagovesta Cenovës ndaj njerëzve me ide janë këto:
„Në Bullgari ka shumë ide dhe shumë njerëz të mendimit, të cilët përpiqen t’i realizojnë idetë e tyre, por kanë nevojë për më shumë praktikë. Kanë nevojë pikërisht për projekte si “Inovacioni në veprim”. Kanë nevojë për instrumente dhe mënyra për realizimin e ideve të tyre, d.m.th. – të kuptojnë a kanë nevojë klientët potencialë për inovacionin e tyre dhe a do të kërkohet, a do të shitet produkti i tyre. Projektet si “Inovacioni në veprim” japin shumë praktikë, informacion të lidhur me pritjet e konsumatorëve, mentorim të përshtatshëm. Njerëzit gjithmonë duhet të jenë gati të ndryshojnë projektin e tyre, të heqin dorë nga ai, ose të vazhdojnë të punojnë mbi të për ta bërë akoma më të mirë. Ka raste në të cilat për shkak të përqendrimit të tepërt mbi një ide, ne nuk mund t’i shohin mundësitë për realizimin e projektit në mënyrën sa më të mirë.”
Si fituese e çmimit të madh Bllagovesta Cenova do ta ketë mundësinë të marrë pjesë në programin veror të Solvay Brussels School of Economics and Management në Bruksel:
„Pritjet e mia janë lidhur me shumë punë dhe shumë sfida, kështu edhe me shumë dije të ofruara në mënyrë të re. Do të nisem për në Bruksel me shumë entuziazëm. Jam e bindur se qëndrimi im atje bile do t’i tejkalojë pritjet e mia. Ekipi im dhe unë mendojmë se arsimi është investimi më i mirë, pavarësisht nga mosha ose etapa e realizimit profesional. Dëshira ime është që të gjithë njerëzit të jenë të motivuar, të kërkojnë dhe të veprojnë me një qëllim – ndryshimin pozitiv në shoqëri!”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..