Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres Kryeministri bullgar Bojko Borisov shprehu përkrahjen e plotë për propozimin e Guterresit që deri në vitin 2050 Bashkimi Evropian të bëhet lider në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sekretari i Përgjithshëm e falënderoi Kryeministrin për angazhimin e tij personal në mbështetje të Marrëveshjes së Parisit . Ai e ftoi Borisovin që të marrë pjesë në Takimin për Klimën, i cili do të zhvillohet para fillimit të Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me qëllim që t’i japë nxitje zbatimit të Marrëveshjes së Parisit. Borisovi premtoi se do ta përkrahë nismën e Guterresit në Këshillin Evropian gjatë kësaj jave. Kryeministri nënvizoi se Bullgaria e tejkalon detyrimin për të rritur pjesën e energjisë së përdorur prej burimeve të ripërtëritshme, duke qenë në vend të parë në BE për nga ky tregues me 18,8%.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..