Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie rekorde e papunësisë në Bullgari

Foto: capital.bg

Gjatë majit sivjet norma e papunësisë ra në një rekord të ulët prej 3,5% dhe kjo është norma më e ulët e regjistruar nga Agjencia e Punësimit. Rënia krahas muajit prill është 0,3%, kurse në bazë vjetore ajo është 0,8%.  Në zyrat e punësimit janë regjistruar 175 399 veta. Rënia e numrit të të papunëve nga fundi i prillit deri në fund të majit është mbi 9 000 njerëz dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 – më shumë se 25 000 veta. Gajtë sezonit veror më shumë kërkohen banakierë, kamerierë, kuzhinierë, dhe nëpunës në fushën e shërbimeve. Po kështu kërkohen dhe punëtorë në industrinë e minierave dhe përpunimit, në ndërtim dhe transport, kështu edhe shitës, operatorë makinash, punëtorë në bujqësi, në ekonomitë pyjore dhe të peshkimit, në prodhimin e ushqimeve. Ka nevojë për rrobaqepës, marangozë, pastrues, instalues, metalurgë, inxhinierëmekanikë, rojë të sigurisë etj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD