Partneriteti midis Bullgarisë dhe Hungarisë iu bazohet lidhjeve të thella historike, kulturore dhe shpirtërore dhe nuk varet nga ndryshimet politike në të dy vendet. Këtë e deklaruan në Budapest presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Të dy ata ishin kategorik, se BE-ja akoma nuk disponon plan në rast të fluksit të papritur të migrantëve në kufijtë e jashtë dhe kjo duhet të ndryshohet. Hungaria e konsideron Bullgarinë aleate në problemin me migracionin dhe është gati të ndihmojë Sofjen në çdo mënyrë të mundshme, theksoi zoti Orban. U diskutua edhe diversifikimi energjetik dhe siguria më e madhe e furnizimeve. Afrimi ekonomik dhe social midis Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore do të ndihmojë unitetin dhe aftësinë e punës së BE-së ishte pozita e përbashkët të të dy burrështetasve.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..