Deputetët nga partia VMRO, e cila merr pjesë në koalicionin drejtues, shpallën një iniciativë legjislative, e cila parashikon futjen e një dokumenti të ri personal për njerëzit të cilët jetojnë jashtë kufirit dhe janë me prejardhje bullgare. Ideja është që dokumenti të quhet “Kartë bullgare”. Për këtë kartë mund të aplikojnë të gjithë personat me prejardhje bullgare, të cilët jetojnë jashtë kufirit dhe nuk kanë shtetësi bullgare. Dokumenti do të jetë i vlefshëm vetëm për territorin e Bullgarisë dhe mund të japë të drejta, të cilat i kanë vetëm shtetasit bullgarë, si për shembull e drejta për të votuar. Iniciativa legjislative synon të mbështesë kryesisht bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Ukrainë, Moldavi, në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Serbi por dhe në shtete të tjera.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..