Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva bashkë me kolegët e saj prej akoma 12 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuan një thirrje të përbashkët për të përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Në dokument, ministrat e Bullgarisë, Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë, Italisë, Maltës, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë, Polonisë dhe Sllovakisë bëjnë thirrje që negociatat për aderimin e Republikës Maqedonia Veriore dhe të Shqipërisë të fillojnë që në qershor 2019. Fillimi i procesit të negociatave do të ruajë dhe do të forcojë impulsin pozitiv të reformave në shoqëritë e këtyre dy vendeve, kurse nga ana tjetër do të lejojë që në çdo një etapë nga bisedimet shtetet nga Bashkimi Evropian të vlerësojnë përparimin e tyre individual. Kjo është rruga për garantimin e sigurisë regjionale dhe evropiane, deklaron në sajtin e vet Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..