Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva deklaroi se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Në një takim në Sofje me homologun e vet Kadri Veseli Karajnçeva rikujtoi se kjo temë ishte ndër theksat e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së gjatë vitit 2018. Kadri Veseli shprehu mirënjohjen e vet për përkrahjen e Bullgarisë dhe theksoi se anëtarësia në BE është një prioritet strategjik për Kosovën dhe shteti është i qartë për veprimet që duhet të ndërmerren për realizimin e tij.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..