Videoprojekti “Beat.” i fondacionit “Vepra të përsosura” (Fine Acts) është parë nga mbi 120 mijë veta vetëm për një vit, pasi u përhap në platforma të ndryshme në internet. Autorët e eksperimentit interesant thonë se e kanë arritur qëllimin e tyre – të shtrojnë temën e dhunës në shtëpi, për të cilën ende gratë kanë frikë të flasin.
Ideja për temën e projektit lindi pas shpalljes së statistikës shqetësuese evropiane, sipas së cilës çdo një grua e katërt në Bullgari ka përjetuar ndonjë dhunë në shtëpi. Në fakt ekipi i fondacionit “Vepra të përsosura” e përqendron vëmendjen e shikuesit jo tek traumat e rënda psikike dhe shpirtërore, por tek heshtja e dëmshme rreth dhunës në shtëpi. Instalimi interaktiv Beat. është një provokacion ndaj shoqërisë, e cila reagon kundër çdo një zhurme më të fuqishme shtëpiake, por jo edhe ndaj zhurmës së shkaktuar nga skandalet dhe dhuna fizike në shtëpi.
“Videoja jonë është arsimore. Ajo duhet të na bëjë për të menduar për rolin tonë si shoqëri civile – na sqaron Maksim Stoimenov, drejtor i Komunikacioneve pranë fondacionit “Vepra të përsosura” – Ne nuk duam t’i ngarkojmë me faj njerëzit, nuk duam ta ndryshojmë legjislacionin, megjithëse ka shumë mendime se kjo është e domosdoshme. Por ka hapa, të cilët ne, si qytetarë, duhet t’i bëjmë.. Shpeshherë njerëzit thonë se edhe policia nuk vepron mjaftueshëm. Ne duhet ta zgjidhim problemin tonë vetë. Videoja jonë na prezanton një vend, ku ka ndodhur diçka e tmerrshme – ne xhiruam një godinë, ku kishte ndodhur vrasja e radhës në një familje bullgare. Ne morëm me qira një apartamentdhe pa i informuar fqinjët vendosëm të bëjmë një eksperiment, që të kuptojmë se sa shpejt do të reagonin njerëzit, në qoftë se në pallat ndokush u bie baterive. Ne, bullgarët, nevrikosemi, kur në ditët e pushimeve fqinjët tanë bëjnë remont. Mirëpo, po të dëgjohet grindje në familje, atëherë mund të mos i kushtojmë vëmendje. Prandaj, ideja jonë ishte që duke luajtur në bateri të shohim se çfarë do të jetë reaksioni i fqinjëve. Ata reaguan menjëherë. Në ditën e vrasjes së lartpërmendur në vazhdim të 50 minutave ka pasur qarje derisa të arrihet në vrasjen e viktimës, gjersa kundër zhurmës nga bateritë reaksioni ishte për më pak se dy minuta. Në qoftë se reaksioni ishte i njëjtë në rastin e dhunës shtëpiake, atëherë nuk do të kishte vrasje. Sipas psikologëve vetë akti i dhunës është jashtëzakonisht emocional dhe jo racional. Kur të bëhet fjalë për marrëdhëniet mes dy vetave, grada e emocioneve mund të rritet. Në qoftë se në një moment të tillë ndonjë komshi i bie derës, që të kërkojë kripë, ose uthull për shembull , kjo do të shuajë agresionin dhe do të zbutë energjinë e emocionit. Kjo duhet të dihet, se si në raste të tilla njerëzit mund të ndihmojnë.”
Maksim Stoimenov, i cili është edhe muzikant dhe u bie daulleve, gjithashtu ka marrë pjesë në xhirimin e videos. Sipas fjalëve të tij ajo ndikon shumë fort mbi auditor, sepse bëhet fjalë për një eksperiment të vërtetë social dhe gjithçka është reale.
“Të dhënat e statistikës diskutoheshin shumë kohë në media, por nuk ndryshoi asgjë. Madje rastet e dhunës shtëpiake u bënë edhe më shumë, bile me fund fatal, siç ishte rasti i gruas së vrarë në Sofje, së cilës i përket projekti ynë. Kur të ketë ndonjë problem lidhur me qëndrimin ndaj grave në hapësirën publike dhe private duhet të kërkohet thelbi i problemit, që të mos arrihet deri në vrasje në familje, ku në shumicën e rasteve fëmijët gjithashtu pësojnë traumë. Sipas statistikës në shumicën e rasteve femrat bëhen viktima të ndonjë përdhunuesi në familje dhe jo të një njeriu të rastit në rrugë.”
Koncepti për Beat. është përpunuar nga një ekip, me regji të Edi Shvarcit para një viti. “Rezultati është fryt i punës së profesionistëve, të cilët besojnë në kauzë dhe duan që ky problem të zgjidhet.” – tha në fund Maksim Stoimenov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..