Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Rumen Radev (majtas) dhe Antonio Guterres
Foto: BTA

Në kuadrin e forumit ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg presidenti bullgar  Rumen Radev bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Të dy janë të mendimit se ndryshimet klimatike, kundërvënia e terrorizmit, zhvillimi i qëndrueshëm, kërkojnë  përpjekjet e përbashkëta të të gjitha shteteve-anëtare të organizatës botërore. Mendojnë gjithashtu se tendenca e përshkallëzimit të tensionit në marrëdhëniet ndërkombëtare, dështimi i marrëveshjeve kyçe ndërkombëtare në fushën e çarmatimit dhe forcimi i flukseve të migrantëve janë probleme, të cilat nuk mund të zgjidhen me veprime të njëanshme dhe nuk mund të lejojmë që ato ta pengojnë veprimtarinë e OKB-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD