Kompania franceze Bic – prodhuese e stilolapsave, makinave të rrojës dhe çakmakëve do të ofrojë 400 vende të reja pune në fushën e teknologjive digjitale. Gjysma prej tyre do të jenë në Bullgari, informoi Agjencia France Presse. Me këtë investim “Bic” qëllon të arrijë efikasitet më të madh dhe të jetë më afër konsumatorit të fundit me ndihmën e teknologjive të reja, ka thënë drejtoresha e kompanisë Sophie Palliez-Capian. Për këtë arsye “Bic” kërkon specialistë në fushën e analizës së të dhënave , marketingut digjital dhe tregtisë në internet. Në Sofje kompania do të hapë një qendër të shërbimeve. Në “Bic” punojnë 13 600 punëtorë në tërë botën.
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..