Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një sërë ngjarjesh shënojmë Ditën Botërore të Mjedisit në Bullgari

Foto: arkiv

Ndotja e ajrit është tema kryesore e ngjarjeve të sivjetshme nga programi  i Ditës Botërore të Mjedisit-5 qershor. Sipas fjalëve të ministrit të ekologjisë Neno Dimov, në Bullgari ka përparim sa i përket luftës me ndotjen e ajrit. Sipas tij i gjithë rajoni verilindor  i vendit u përgjigjet normave për cilësi, kurse qytetet Dobriç, Varna dhe Devnja tanimë janë jashtë procedurës penale mbi këtë çështje, e cila na është imponuar nga Komisioni Evropian. Dimov mendon se akoma nuk mund të flitet për heqjen e saj të plotë, me qenë se 17 qytete tek ne, akoma nuk u përgjigjen standardeve, më në veçanti sa u përket grimcave fine të pluhurit.

Mbi 50 janë iniciativat në të gjithë Bullgarinë, me të cilat Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave dhe strukturat e saj regjionale e shënojnë këtë ditë - ekspozita të pikturave për fëmijë, marshime me nxënës, stërvitje në lëmin e ekologjisë. Një aksent në programin e Ministrisë për 5 qershorin është ekspozita “Inovacione për cilësinë e ajrit”, organizuar bashkërisht me Bashkinë e Kryeqytetit, në të cilën kompani bullgare do të paraqesin vendimet e tyre inovative. Shfaqjet e ndryshme  të cilat kanë për qëllim të angazhojnë qytetarët me kauzën e rëndësishme sociale do të vazhdojnë deri më 12 qershor.

Parku Jugor në Sofje është mikpritës i festivalit ekologjik, organizuar nga Fondacioni “Shkenca për natyrën”. Demonstrata të ndryshme do të tregojnë sesi ajri i ndotur ndikon mbi jetën dhe shëndetin tonë dhe si të pakësojmë kontributin tonë personal ndaj ndotjes së tij. Çdo një i cili dëshiron mund të bëjë një analizë për të kuptuar nëse mushkëritë e tij funksionojnë normalisht. Ndotja e ajrit ka një ndikim të dëmshëm mbi natyrën, prandaj ekspertët do të japin mësime sesi t’i dallojmë pemët e sëmura dhe të drejtojmë sinjale deri tek institucionet kompetente. Për një diagnozë më të saktë të sëmundjeve është e domosdoshme një teknikë e specializuar sirezistografdhearbotom. Këto janë pajisje elektronike për studimin e gjendjes së pemëve të gjalla përmes sinjaleve të tingujve pa u shkelur tërësia e kores. Ato japin mundësi të përcaktohet gjithashtu ekzistenca e procesit të kalbjes  dhe aftësia e pemës për ta përballuar këtë problem.

Gjatë gjithë ditës organizata, të cilat merren me përdorimin e veshjeve të përdorura dhe me prodhime të tjera të tekstilit, do t’u tregojnë qytetarëve dhe miqve të kryeqytetit si t’u japin një jetë të re veshjeve dhe sendeve të tyre, pa e dëmtuar mjedisin ose cilësinë e ajrit.

5 qershori është shpallur Ditë Botërore e Mjedisit me vendimin e marrë në sesionin e 27 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Stokholm më 15 dhjetor 1972, kur është miratuar dhe deklarata për mjedisin. Dokumenti është i njohur si marrëveshja e parë ndërkombëtare për parimet, mbi të cilat do të realizohet mbrojtja ekologjike e planetit. Në po këtë sesion është krijuar një organizatë e re në kuadrin e OKB-së - UNEP, nën patronazhin e së cilës organizohet dhe Dita Botërore e Mjedisit. Çdo vit më 5 qershor jepet dhe çmimi i OKB-së në fushën e mjedisit dhe të zhvillimit - Global 500. Mbajtës të tij deri në këtë moment janë kryeministra, ministra, politikanë dhe figura shoqërore të cilët kanë kontribuar për ruajtjen e mjedisit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD