Më dy qershor festojmë Ditën e Botevit dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë. Pikërisht në orën 12, sirenat në të gjithë vendin lajmërojnë për të mbajtur 1 minutë heshtje në shenjë nderi përpara trimërisë së tyre.
Në këtë datë të lavdishme, pas një beteje të rëndë në malin Stara Pllanina afër qytetit Vraca me ushtrinë osmane, çerkezët dhe forcat bashibozuke, në mbrëmje një e shtënë e rrëzon poetin-revolucionar. Hristo Botevi e përkushton jetën e vet të shkurtër në emër të lirisë së Bullgarisë. Në kulmin e Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876, poeti bëhet vojvodë. Organizon në Rumani një çetë prej 200 vetave, me të cilën kalon lumin Danub me anijen austriake “Radecki”. Më 29 maj të vitit 1876, Hristo Botevi dhe rebelët e tij detyrojnë kapitenin e anijes të zbarkojë në bregun bullgar tek fshati Kozlloduj. Marshimi i tyre i guximshëm nuk takon përkrahjen e pritur në Rrethin e Tretë Revolucionar me qendër qytetin Vraca. Më 1 qershor 1876, çeta arrin pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina, ranë qytetit Vraca dhe ku zë pozita në jug të majës Volla, nëpër majat Kamarata, Pupena dhe Okollçica. Të rrethuar nga të tria anët zhvillojnë betejë gjatë gjithë ditës. Në perëndim, kur beteja përfundon, shtabi i çetës mblidhet, që të shqyrtojë veprimet e mëtejshme. Pikërisht atëherë Hristo Botevi është vrarë. Pavarësisht nga vdekja e poetit dhe shpartallimi i çetës, trimëria e tyre bën jehonë në Evropë dhe e tërheq vëmendjen publike drejt popullit të robëruar bullgar. Pushtimi i anijes “Radecki” ka një efekt të madh propagandues. Pjesa më e madhe e publikimeve në gazetat perëndimore për kryengritjen bullgare janë lidhur pikërisht me këtë episod. Tanimë 143 vjet Botevi vazhdon të jetë simbol i luftës bullgare për liri. Bashkë me Vasill Levskin janë imazhet emblematike të panteonit kombëtar bullgar dhe lenë një gjurmë të ndritshme në vetëdijen e të gjithë brezave bullgare. Dita e Botevit kremtohet zyrtarisht që nga viti 1901. Sipas traditës, në fund të muajit maj, qindra pelegrinë kalojnë 120 kilometrat nga bregu i qytetit Kozlloduj deri në majën Okollçica në Ballkanin e qytetit Vraca. Pothuajse që të gjitha vendet simbolike të lidhura me rrugën e çetës janë përfshira në listën “100 objektet kombëtare turistike”.
Sivjet Ditët e Botevit filluan më 24 maj me një spektakël me zë dhe dritë në qytetin Vraca, nën patronazhin e presidentit Rumen Radev. Në programin e pasur kulturor dhe muzikor janë përfshirë koncerte, lexime letrare, lojëra edukative të kushtuara guximit dhe trimërisë së poetit dhe krijimeve të tij gjeniale letrare. Pika kulmuese e festimeve është pelegrinazhi deri në vendin e vdekjes të poetit në vendin “Kamarata” dhe mitingu festiv me fishekzjarrë për nder të të vdekurve për lirinë e Bullgarisë më 1 qershor rreth monumentit të Botevit në qytetin Vraca.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..