Ndeshjen e vështirë kundër 13-it në ranglistën botërore Marin Cilic tenisti bullgar Grigor Dimitrov e fitoi me rezultat 6-7(3), 6-4, 4-6, 7-6(2), 6-3 dhe u klasifikua për raundin e tretë të turneut Roland-Garros.
Kështu Grigor Dimitrov përsërit prezantimin e tij më të mirë në Paris dhe për herë të katërt do të luajë në raundin e tretë të këtij turneu. Ndeshja e tij tjetër gjithashtu do të jetë e vështirë – kundër zviceranit Stan Wawrinka. Dimitrovi dhe Wawrinka kanë nga 4 fitore pas tetë ndeshjeve të tyre të deritanishme.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...