Deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski hoqi dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian . Këtë e bëri të ditur Kryetari i Lëvizjes Mustava Karadajë. Vetë Karadajë gjithashtu do të heqë dorë nga posti i vet i eurodeputetit. “Sipas vendimit kolektiv ka nevojë më të madhe për mua në Bullgari”, komentoi Peevski para gazetarëve, duke shkuar në Parlament për herë të parë këtë vit. Ai heq dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian për herë të dytë. Për herë të parë kjo ndodhi në zgjedhjet evropiane gjatë vitit 2014.
Gjatë qershorit të 2013-ës vendimi i Kuvendit Popullor për ta zgjedhur Peevskin për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” u bë shkas për protesta në masë në tërë vendin, sepse Deljan Peevski konsiderohet si përfaqësues i oligarkisë në Bullgari.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria..