Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja propozon krijimin e një platforme në internet për bullgarët e diasporës

Foto: BGNES

Theksi i politikës për bullgarët jashtë shtetit është ruajtja dhe promovimi i gjuhës sonë, nënvizoi Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Frankfurt am Main me përfaqësuesit e shkollave bullgare, të cilat organizohen gjatë fundjavës. Sipas pjesëmarrësve në takim ka nevojë për inkurajimin e interesit për gjuhën bullgare edhe ndër fëmijët më të mëdhenj si gjuha e dytë, siç edhe për organizimin e kurseve të gjuhës bullgare në universitetet e huaja – diçka që ekzistonte në të kaluarën e afërt. Ishte pranuar shumë mirë ideja e Nënpresidentes Jotova për një platformë në internet ku bullgarët nga tërë bota mund të komunikojnë lirisht me njëri-tjetrin dhe me shtetin bullgar. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KQZ saktësoi se partisë “Veliçie” nuk i mjaftuan 21 vota për të hyrë në parlament

21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..

botuar më 24-10-31 11.27.PD

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD

KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..

botuar më 24-10-30 7.53.MD