Rezultatet paraprake të zgjedhjeve për Parlament Evropian, të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së hënë në mëngjes, ripohojnë se në përbërjen e parlamentit evropian do të ketë përfaqësues të pesë forcave politike bullgare, jo siç pritej – të katër formacioneve.
Befasinë e madhe e solli koalicioni i djathtë “Bullgaria Demokratike”, i konsideruar si autsajder para zgjedhjeve. Një vlerë suplementare ndaj këtij rezultati modest e jep fakti se tek 99.48% e procesverbaleve të regjistruara nga qendrat e votimit jashtë vendit, 28.75% prej të gjitha votave i fiton pikërisht ai.
Fitorja e partisë drejtuese GERB, e bashkuar për zgjedhjet me Forcat e Bashkuara Demokratike, ishte e pritur, por rezultati befasoi me dominimin e fortë mbi koalicionin e majtë të opozitës– “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë”.
Prapambetja e madhe e Partisë Socialiste Bullgare nga fituesi mund të konsiderohet si dështim, pavarësisht se në fakt ajo zë vendin e dytë në këto zgjedhje.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë zëri pozitën e tretë, ashtu siç parashikohej, por me një rezultat, i cili është më i lartë se shuma e votave për partitë nacionaliste nga koalicioni “Patriotët e Bashkuar”, të cilat këtë herë ishin ndarë në disa formacione të ndryshme. Rezultati i koalicionit “VMRO – BND” i tejkalon ndjeshëm rezultatet e Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë/NFSB/ dhe të partisë “Ataka, dhe kështu partia VMRO zë pozitën e një lideri të nacionalistëve dhe patriotëve në vend.
E krahasuar me votimin evropian në Evropën Lindore, pjesëmarrja zgjedhore në Bullgari po kështu mund të përcaktohet si një befasi. Derisa në shtete të tjera evropiane ajo u rrit ndjeshëm, në Bullgari ra nën 32%. Mbase aktiviteti real mund të jetë aty rreth 40-42%, në qoftë se është e vërtetë teza e agjencisë “Alfa Research” se listat zgjedhore nuk i përgjigjen situatës reale dhe elektorati nuk është 6,3 milionë veta, kurse vetëm 5,1 veta.
Në treshen e parë në zgjedhjet në Bullgari u klasifikuan forca, të cilat u përkasin tre familjeve të mëdha evropiane në Parlamentin Evropian: Partia Popullore Evropiane (GERB dhe Bashkimi i Forcave Demokratike) ,Partia e Socialistëve Evropianë (Koalicioni për Bullgarinë) dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë).
Me sa duket rezultatet nga votimi evropian do të ndikojnë në jetën e brendshme politike të Bullgarisë. Një alternativë e qeverisjes aktuale nuk u vizatua dhe kështu teza e socialistëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare u bë jo aktuale. Në vend që të kërkojë rrëzimin e kabinetit Boisov 3, Partia Socialiste Bullgare duhet të përqendrohet mbi problemet e veta të brendshme – nga vjen prapambetja e saj aq e madhe në krahasim me partinë GERB, a ishte adekuate sjellja aq agresive ndaj qeveritarëve, kush do të marrë përsipër përgjegjësinë për rezultatet e papritura negative, mbase uniteti i cenuar partiak do të keqësojë më tepër situatën.
Koalicioni drejtues do të mbetet në fuqi, por mund që të ketë ndryshime të brendshme. Rezultatet jo të kënaqshme të partive në koalicionin qeverisës - Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe “Ataka” mbase mund të çojnë deri në uljen e peshës së tyre në pushtetin ekzekutiv në kurriz të rritjes së autoritetit të partnerit të tretë të koalicionit “Patriotët e Bashkuar” - VMRO. Është e mundshme gjithashtu që GERB-i të përpiqet të tërheqë në pushtetin ekzekutiv edhe përfaqësues të së “djathtës klasike”
Është e mundur që prezantimi i papritur i mirë i “Bullgarisë Demokratike” t’i shtyjë forcat e së djathtës politike të ndërmarrin hapa të reja për t’u bashkuar.
Të gjitha këtyre pyetjeve forcat e interesuara politike do t’u kërkojnë përgjigje para zgjedhjet lokale gjatë vjeshtës. Kështu duket se pjesa e dytë e vitit politik 2019 do të jetë shumë intersante.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..