Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Evropiane 2019: GERB dhe Partia Socialiste Bullgare konfrontohen dhe në etapën e fundit të fushatës zgjedhore

Disa orë pasi kryeministri dhe lider i partisë GERB Bojko Borisov deklaroi në një intervistë se në luftën zgjedhore Partia Socialiste Bullgare përdor mjete nga tekstet shkollore të KGB-së (Komitetit të Sigurisë Shtetërore), liderja e listës së Partisë Socialiste Bullgare Elena Jonçeva parashtroi në prokurori sinjale të reja kundër tij. Në një prej tyre pohohet se para se të bëhet kryetar i bashkisë së Sofjes, kurse më vonë dhe kryeministër, Borisoviia ka transferuar biznesin e tij privat kushëririt të vet. Borisovi bindi se nuk ka kontakte dhe lidhje me të, por sipas informacioneve të Jonçevës të marra nga Regjistri i Bizneseve, derisa Borisovi ka qenë kryetar bashkie, kurse më vonë dhe kryeministër, kushëriri i tij ka lidhur marrëveshje të shumta favorizuese me pronat e patundshme në kryeqytet. Në qytetin Burgas në takim me zgjedhësit Jonçeva komentoi se“Prej 12 vjetëve Bullgaria po ecën drejt Bashkimit Evropian, por bile nuk po i afrohet fare. Borisovi na vuri jo vetëm në qoshen e Bashkimit Evropian, por dhe po e nxjerr Bullgarinë nga Evropa”.

Në në regjionin e Detit të Zi, liderja e listës zgjedhore të partisë GERB dhe e Forcave të Bashkuara Demokratike Maria Gabriel foli për problemin me lajmet e rreme. Në qytetin Burgas po kësaj teme i ishte kushtuar takimi me 200 gazetarë dhe studentë , IT specialistë, përfaqësues të autoriteteve lokale. Duke folur për rëndësinë e digjitalizimit si pjesë e rendit të dikës, Maria Gabriel paralajmëroi se teknologjitë e reja ofrojnë mundësi e mira për shërbime të reja , produkte, vende pune, por fshehin dhe rrezik për lindjen e dallimeve midis qyteteve, regjioneve dhe shteteve. Fushata zgjedhore e partisë GERB sot vazhdon përsëri në bregdet – në qytetin Varna.

Në takime me votuesit në rajone, ku turqit etnikë janë pjesa dominuese nga popullsia, ekipi zgjedhor i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë përsëri e kritikoi partinë drejtuese GERB për aplikimin e standardeve të dyfishta. Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë theksoi se, bashkë me deputetët nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, partia GERB mbron larminë gjuhësore në Parlamentin Evropian, por në Bullgari e ndalon gjuhën turke gjatë kohës së fushatave zgjedhore. ”Uniteti ynë quhet Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Kauza jonë është mjaft e madhe , që të luftojmë midis nesh. Ne jemi mbrojtësit e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në shtet”, deklaroi para zgjedhësve Karadajë.

Me një publikim të paguar në media të ndryshme, VMRO shpalli se ditë të numëruara përpara votimit për eurodeputetë, sajti i respektuar mepranking.eu ka publikuar një klasifikim për aktivitetin e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian. Bullgari i vetëm i klasifikuar ndër 20 vendet e para është zëvendës-kryetari i VMRO-së Angjell Xhambazki, gjë që formacioni e përcakton si një dëshmi për punën e tij këmbëngulëse gjatë 5 vjetëve të fundit për mbrojtjen e interesave bullgare në Bruksel.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe botoi në sajtin e vet zyrtar udhëzime metodologjike për mënyrën e votimit me makina elektronike në komisionet zgjedhore zonale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD