Gjatë vitit 2018 Bullgaria ka eksportuar për vendet e BE-së mbi 100 tonë mjaltë bletësh, ndërsa për vendet jashtë BE-së – 4 tonë. Eurostat publikoi të dhënat me rastin e 20 majit – Dita Botërore e Bletarëve. Bullgaria ka importuar gjithashtu 12 tonë mjaltë bletësh nga vendet jashtë BE-së dhe 3.5 tonë mjaltë nga vendet e bashkësisë. Sipas Bashkimit të Bletarëve Bullgarë Bullgaria është një nga eksportuesit e rëndësishëm të mjaltit cilësor për Gjermaninë, Austrinë, Italinë, Francën, SHBA-në, Norvegjinë, ndërsa kohët e fundit ajo eksporton mjaltë edhe për vendet e Lindjes së Mesme. Përqindja e Bullgarisë në tregun evropian (1 për qind) është e vogël, por kompensohet nga cilësia e lartë e mjaltit, shënojnë prodhuesit. Sipas të dhënave të Eurostatit Kina është importuesi më i madh i mjaltit në BE – afro 80 000 tonë dhe 40 për qind në tregun e bashkësisë.
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..