Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjermania u bën thirrje bullgarëve të votojnë për Parlamentin e ri Evropian

Foto: BTA

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe Ministri i punëve të jashtme i Gjermanisë Heiko Maas zhvillua një takim sy me sy në Këshillin e Ministrave. Të dy diskutuan zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. “Ky është një regjion me shumë çështje të hapura, por në të njëjtën kohë me perspektiva të mëdha në zemrën e Evropës”, nënvizoi znj. Zaharieva. Heiko Maas u bëri thirrje bullgarëve, duke thënë: “Bullgaria është një partner i fortë proevropian. Dua që t’u bëj thirrje bullgarëve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të shprehin mendimin e tyre. Dëshirojmë që ta thellojmë bashkëpunimin, jo të dorëzohemi para popullistëve dhe nacionalistëve”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD

Bullgaria ka pavijonin e saj në forumin botëror "Turizëm Ekspo Japoni"

Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..

botuar më 24-09-26 4.31.MD