Në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Baku bullgarja Borjana Kalejn fitoi ditën e diel medalje të bronzta në vallet me shirit dhe me top. Ditën e mëparshme skuadra bullgare, me pjesëmarrëse Borjana Kalejn, Katrin Taseva, Nevjana Vlladinova dhe ansambli prej vajzash (Jana Momçillova, Karina Dimitrova, Zhanina Georgieva, Aleksandra Kjoseva, Margarita Vasileva dhe Monika Zarkova) mbaroi në vend të tretë në garën e skuadrave.
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..