Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Banja – histori dhe SPA në rrëzat e tri maleve

Biznesi SPA si pjesë e sektorit turistik bullgar është në rritje. Bën përshtypje se ai fiton popullaritet të madh edhe mes turistëve të huaj. Bullgaria ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e tij, me qenë se është në treshen e parë evropiane për nga numri  i burimeve dhe bollëku i ujërave minerale. Fshati i vogël dhe jo shumë i njohur Banja /rreth 3 mijë veta/ në Bullgarinë Jugperëndimore është një shembull i shkëlqyer në këtë drejtim. Në fakt vetë emri i tij flet se cila është kureshtja e tij më e madhe në rajon.

Fshati gjendet në grykën e Razllogut, në këmbët e tre maleve bullgare të shkëlqyera - në lindje është mali i bukur i Rodopeve, në veri është mali më i lartë bullgar Rilla, kurse në jug ndodhet mali Pirin-mali i madhërishëm. Në Banja ka 72 burime minerale me temperaturë të ujit 58 gradë, shumë prej të cilëve të përdorur për jonizim dhe shëndet akoma nga trakët e leshtë dhe romakët. Por kjo pasuri natyrore kombëtare përdoret në mënyrë jo dhe kaq të mjaftueshme. Biznesi me ujë mineral filloi të zhvillohet relativisht vonë në këtë krahinë dhe ai vazhdimisht është në rritje. Kjo do të thotë dhe më shumë punë për banuesit vendas.

Tani për tani hotelet nuk janë shumë – rreth 20, në ndryshim nga qyteti me famë botërore Bansko  dhe hotelet e tij afro 100 dhe mbi 70 kilometra ski-pista , në të cilat organizohen gara për kupat botërore dhe i cili ndodhet vetëm në 5 kilometra nga Banja. Në praktikë kjo afërsi është një mundësi e shkëlqyer për të dyja vendet – mund t’u propozojnë oferta të përbashkëta edhe më atraktive turistëve - kombinimi i sporteve dimërore dhe procedurave të ujit për rehabilitim. Ndaj kësaj shtohet dhe afërsia e të dyja vendeve pushimore me Sofjen - vetëm në 150 kilometra nga kryeqyteti, 100 nga të cilat janë nëpër autostradë. Maqedonia Veriore dhe Greqia janë bile më afër.

Një simbol i shkëlqyer i vendit të populluar është banja e ruajtur e vjetër romake. Ajo është e ndërtuar në stilin tipik për atë kohë - një radhë me gurë, tre-katër radhë tulla, me vrima të vogla në hark, me llambë, me një oxhak mbi të, kjo banjë është e ndërtuar  gjatë kohës së Perandorisë Romake.

Nga koha e sundimit turk ka mbetur e ashtuquajtura Banja Turke.

Këto ndërtesa, si dhe dëshmi të tjera të gjetura arkeologjike flasin se fshati Banja është me një histori shumë të vjetër si dhe me tradita në balneologji.

Uji mineral në fshatin Banja është i njohur me vetitë e veta shëruese. Në qoftë se keni trauma të vjetra – thyerje, shtrembërime, plagosje, me siguri ai do të jetë i dobishëm për ju. Ujërat minerale në Banja shërojnë dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës si dhe infektime - e bëjnë lëkurën të shëndetshme, të bukur dhe të lëmuar, kurse SPA-procedurat –saunë, banjë me avull dhe me akull, ndihmojnë akoma më shumë për këtë të ndihemi të bukur dhe të bindur në vetvete.

Uji mineral , përveç për banja dhe procedura, mund të përdoret dhe për t’u pirë për balneoterapi të sëmundjeve  më tepër të traktit gastrointestinal, mëlçisë e zezë, tëmthit dhe sistemeve të jashtëqitjes dhe të veshkave. Në shumë rrugica nëpër fshat ka çezma me ujë të rrjedhshëm lirisht me ujë mineral, prej të cilave çdo një mund të mbush ujë-të ngrohtë shërues  dhe ta shpjerë me vete në shtëpi falas.

Profesionalistët në fushën e turizmit dhe banuesit vendas janë të mendimit se jemi në pritje të bumit të madh të fshatit Banja. Zhvillimi i deritanishëm i degës  është në përparim dhe jo rastësisht  në pjesë të ndryshme të fshatit mund të shikohen ndërtime të shumta të hoteleve të reja dhe të komplekseve me apartamente. Pavarësisht nga ulja e pakët  e pritur në turizëm në Bullgari  gjatë këtij viti, këtu mbretëron optimizmi. Shkaku për këtë janë hotelet e përmbushura bile dhe në “stinën e tanishme të ulët”. Për verën prognozat janë edhe më të mira, bile mendohet se do të ketë mungesë të dhomave të lira nëpër hotele.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Vlladimir Sëbev dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD