Në një konferencë në Sofje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti makinat për votim në zgjedhjet evropiane, të cilat do tu dorëzohen Komisioneve Zgjedhore Zonale më 24 maj. Furnizuesi dhe auditorët nga Akademia Bullgare e Shkencavedhe dhe Universiteti i Sofjes bindin se sigurimi i tyre është i garantuar.
Nga Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik deklaruan përpara Radios Kombëtare Bullgare, se po vihet re një mbulim mediatik i fushatës zgjedhore nga ana e 44 televizioneve, radiostacioneve, gazetave, agjencitëve informative dhe sajteve të internetit.
Në paraqitjet parazgjedhore të kandidatëve për deputetë në Parlamentin Evropian temat kombëtare po vazhdojnë të mbizotërojnë mbi ato evropianet. Një përshtypje mjaft të fortë në këtë drejtim bën pohimi i djeshëm i kandidatëve për deputetë evropianë nga Partia Socialiste Bullgare, se në qoftë se fiton në zgjedhjet evropiane më 26 maj, Partia Socialiste Bullgare do t'i japë fund bojkotit të tij në parlament dhe do të kërkojë mocion mosbesimi qeverisë së Bojko Borisovit.
10 ditë para zgjedhjeve, një studim ekspres i Qendrës Studimore “Spektër” pohon se forcat e ty dyja partive drejtuese janë shumë të përafërta – Partia Socialiste Bullgare ka përkrahje 33,4%, kurse partia GERB - 33% mes atyre të cilët kanë vendosur të votojnë. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë përkrahja është 8,7%, por mbase do të rritet. Në të ashtuquajturin spektër patriotik dhe nacionalist ka një barazim të forcave midis “Patriotëve për Valeri Simeonov” dhe formacionit VMRO-Lëvizja Kombëtare Bullgare, ku pjesa e atyre të cilët i përkrahin është 4,1%. Në zonën e majtë ka një rritje për “Koalicionin për Bullgarinë” (3,5%), kurse në të djathtën – për Bashkimin “Bullgaria Demokratike” (4,1%), e cila arrin gjithnjë e më shumë të konsolidojë votimin e fragmentuar të njerëzve nga qyteti me pikëpamje të djathta. Pavarësisht nga prania e dukshme në fushatë, tani për tani përkrahja për partitë “Volja” (1,7%) dhe “Ataka” (1,3%) mbetet prapa.
Ndryshime të ndjeshme në këtë raport të forcave janë ende të mundshme duke pasur parasysh rrethanën se 29,3% nga zgjedhësit akoma nuk kanë vendosur se cilin ta përkrahin, por janë kategorik se do të votojnë vetëm 37,9% nga zgjedhësit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..