Rumania i dorëzoi Bullgarisë 5 të arrestuarit me akuza se kanë kryer mashtrime telefonike. Ata janë ndaluar gjatë një operacioni të specializuar në territorin e Rumanisë akoma më 18 prill, kur në të njëjtën kohë tek ne në Sofje dhe në territorin e Bashkisë Veliko Tërnovo ishte neutralizuar një grup i madh kriminal që ka kryer të njëjtat mashtrime.
Personat janë në moshë midis 24 dhe 36 vjeç dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të arrestuarit në Bullgari kanë qenë kryesisht korrierë në strukturën kriminale, kurse 6 prej të ndaluarve në Rumani janë liderët grupit të organizuar. 23 të tjerë kanë qenë njerëzit, të cilët vazhdimisht kanë kontaktuar me njerëz të zakonshëm në telefon duke kërkuar viktima potenciale. Sipas organeve të hetimit vetëm për një vit mashtrimet e kryera nga ky grup kanë qenë me vlerë 1 mln. euro.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..