Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo bullgar i pestë jeton në vështirësi të rënda materiale

Foto: capital.bg

Bullgaria është në vend të parë ndër shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian me pjesën më të madhe të njerëzve, të cilët jetojnë në situatë të rëndë ekonomike -  21%, ose çdo bullgar i pestë. Këtë e tregojnë të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave – Evrostat për vitin 2018. Sipas metodës së “Evrostatit” njerëzit, të cilët jetojnë në kushte të rënda materiale nuk mund të mbulojnë të paktën katër prej elementeve në vijim: të paguajnë rregullisht llogaritë e veta, të sigurojnë ngrohtësi të mjaftueshme në shtëpi, të mbulojnë shpenzime të papritura, të hanë rregullisht mish, apo ekuivalentet e tij vegjetariane, të pushojnë të paktën një javë larg shtëpisë, të kenë televizor, rrobalarëse, automjet dhe telefon.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD