Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi i Kuq organizon në Sofje “Shkollë të Njerëzimit”

Foto: arkiv

Me rastin e 8-maijit  - Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq Bullgar organizon “Shkollë të Njerëzimit” në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Në të pjesëmarrësit do të përpiqen të vendosin veten në vendin e njerëzve të grupeve të ndryshme  të cenueshme – të verbërve, migrantëve etj.

Të gjitha historitë dhe mendimet, të cilat do të mblidhen në këtë forum pastaj do të përfshihen në një "libër të njerëzimit" që do të mund të lexohet online.

Në qendrën kombëtare të trajnimit të Kryqit të Kuq Bullgar në fshatin Llozen (afër Sofjes) filloi një stërvitje për koordinim, vlerësim dhe planifikim gjatë kohës së fatkeqësive me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 24 shoqatave regjionale të Kryqit të Kuq Bullgar dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri në kthjellim. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14° dhe..

botuar më 24-10-04 7.35.MD

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Ekziston një rrezik i mundshëm nga vala e migrantëve

Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare , në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i..

botuar më 24-10-04 3.11.MD