Gjykata e specializuar la në paraburgim afaristin Minju Stajkov, i cili ka biznes të madh për prodhimin e alkoolit. Ai është i akuzuar se ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në një grup të organizuar kriminal prej 8 vetave për prodhimin e cigareve dhe kryerjen e tregtisë me to pa pagimin e akcizës, për shkelje tatimore penale, pastrimin e parave të pista dhe keqpërdorimin e fondeve të BE. Sipas prokurorisë, mashtrimet me mjetet e ofruara nga Bashkimi Evropian me vlerë 2,5 milionë euro janë bërë në kuadrin e dy programeve për ndihmë financiare. Aktualisht po kontrollohet nëse nëpunësit e Fondit Shtetëror “Bujqësia” kanë marrë pjesë në këto mashtrime, rezultati prej të cilave duhej të ishte përvetësimi i më shumë se 9 milionë eurosh.
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe Teknike për Transport dhe specialist i rrugëve, ka treguar se për vitin aktual janë ndarë rreth 600..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..