Maqedonia e Veriut ka President të ri, do të ketë ndryshime në qeveri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale. Fituesi është kandidati i koalicionit në pushtet Stevo Pendarovski, i cili fitoi 51.66 për qind prej votave kundrejt kandidates së VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova (44.73 për qind). Pendarovski bëri të ditur se menjëherë pasi hyn në detyrë më 12 maj do të nënshkruajë ligjet, të cilat paraardhësi i tij George Ivanov refuzoi të firmosë, dhe do të përpiqet të ndërmjetësojë për një gjuhë të përbashkët midis pushtetit dhe opozitës. Ndërkaq, Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të ketë ndryshime edhe në qeveri, që të ndreqin disa të meta.
Zgjedhjet vendore në Stamboll do të përsëriten
Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë do të shpallë përsëritjen e zgjedhjeve vendore në Stamboll. Ky vendim u mor pasi Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet paraqiti prova të reja për disa çrregullime gjatë zgjedhjeve. Kandidati i opozitës për kryetar të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu dënoi vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytet, ndërsa shumë qytetarë të megapolisit shprehën pakënaqësinë e tyre me trokitje në tenxhere dhe tiganë.
Emisari i SHBA-së për tolerancë fetare është për një turne ballkanik
Nga 7 deri më 12 maj i dërguari i posaçëm i SHBA-së për liritë fetare ndërkombëtare, Sam Brownback, do të jetë për vizitë në Greqi, Bullgari, Rumani dhe Moldavi. Pas Athinës, ku do të shqyrtohet forcimi i lirive fetare në Greqi, i dërguari do të vizitojë Atonin. Ditën e mërkurë në Sofje Sam Brownback do të diskutojë mundësitë për inkurajimin e dialogut mes të krishterëve ortodoksë dhe feve të tjera, shënohet në një deklaratë të Departamentit Shtetëror të SHBA-së. I dërguari do të ketë qëllime të ngjashme edhe në Rumani dhe Moldavi.
Prishtina ngul këmbë që Beogradi ta njohë gjenocidin në Kosovë
Një komision pranë Parlamentit të Kosovës ka përgatitur një rezolutë, sipas së cilës autoritetet në Beograd duhet ta “njohin gjenocidin e kryer” në Kosovë në periudhën 1998-1999. Nga ana e vet Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç komentoi: “Liderët në Prishtinë humbën krejtësisht lidhjen e tyre me realitetin, sepse jo shqiptarët, por serbët u dëbuan nga Kosova”.
Në Podgoricë gjetën një depo bombash të NATO-s
Në territorin e Aeroportit në Podgoricë u zbulua një numër i madh bombash kasetore të NATO-s. Bombat u gjetën afër godinës së zjarrfikëses dhe pistës së Aeroportit civil. Gazeta “Dan” komentoi se është një fat i jashtëzakonshëm se deri tani nuk ka pasur të dëmtuar, sepse afër materialeve të rrezikshme ka pasur punëtorë, të cilët i kanë mirëmbajtur sipërfaqet e gjelbra rreth pistave. Në gjetjen dhe deminimin e bombave kasetore kanë marrë pjesë edhe ekspertë nga jashtë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..