Vizita apostolike e Papës Françesku në Bullgari kulmoi më 6 maj në mbrëmje me një Ngjarje për Paqe në sheshin “Pavarësia” në Sofje. Vendi i ngjarjes ishte zgjedhur në mënyrë simbolike për shkak të afërsisë me kishën, sinagogën dhe xhaminë, si simbol i unitetit dhe tolerancës. Përfaqësuesit e feve të ndryshme drejtuan mesazhe personale për paqe. 6 fëmijë nga bashkësitë e ndryshme fetare mbanin pishtarë të ndezur në shenjë të fitimit të dritës dhe të paqes mbi errësirën dhe kundërvënien. Në fjalimin e tij Papa Françesku uroi që paqja të shpërndahet nëpër të gjithë Tokën. Kjo ishte ngjarja qe e fundit e programit zyrtar të Papës në Bullgari dhe në shesh ai u nda me përfaqësuesit e pranishëm të feve të ndryshme. Nesër Ati i Shenjtë niset për në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë Veriore - Shkup.
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..