Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria është një nga shtyllat e shtetit

Foto: BGNES

“Ushtria është krejtësisht e domosdoshme. Kjo është një nga shtyllat e shtetit. Në qoftë se nuk ka ushtri dhe mbrojtje, shteti nuk ka sesi të ekzistojë”, deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare shefi i mbrojtjes gjenerali Andrej Bocev. Intervista qe në lidhje me 15 vjetorin e anëtarësisë së Bullgarisë në NATO dhe në prag të Festës së Trimërisë – 6 maj.

Për 15 vjet në NATO rreth 14 500 ushtarakë kanë marrë pjesë në misione jashtë kufirit”, rikujton gjenerali Bocev. Ky është fitim i përvojës, i aftësisë dhe punës në ekip, tha ai, por pohoi se për këtë periudhë rekomandimi i vetëm, i cili është kryer nga ushtria jonë /të jetë e vogël, moderne dhe mobile/, është që ajo të jetë e vogël. Që të mund të bëhet ushtria bullgare moderne, gjenerali Bocev mbështetet tek projektet për modernizim me vlerë rreth 4 miliardë leva, të cilat duhet të realizohen gjatë 10 vjetëve në vijim.

Kemi 3 projekte të mëdha për tri llojet e forcave të armatosura. Ka dhe projekte mjaft më të vogla, të cilat nuk kërkojnë resurs dhe kaq të madh. Që të gjitha ato janë të drejtuara ndaj forcave ekzistuese, theksoi gjenerali Bocev dhe nënvizoi se, projekti për Forcat Tokësore ka dalë shumë më i ndërlikuar nga e pritura, për shkak të mungesës së metodologjisë dhe të specialistëve në ministritë e mbrojtjes dhe të ekonomisë. Shefi i mbrojtjes shprehu shpresën se deri më 4 vjet ushtari bullgar do të jetë i pajisur, ashtu siç janë të pajisur dhe nëpunësit e tjerë ushtarakë nga NATO-ja, “që të mund të ketë vetëdije dhe të ndihet i barabartë.

Gjenerali Bocev rikujtoi se në periudhën 2018-2019 janë shtuar rrogat e ushtarakëve me nga 10%. Është shtuar dhe pranimi në Universitetin Ushtarak Kombëtar. Ushtria mbështetet tek fushata e filluar përpara disa muajve  “Të jesh ushtar”, që të provokojë interesin ndaj profesionit të ushtarakut.

“Gjatë vitit 2018 për herë të parë numri i atyre të cilët ikin nga ushtria është më i vogël nga numri i atyre të cilët vijnë në ushtri, me rreth 150 veta. Me fushatën “Të jesh ushtar” duam që t'i motivojmë njerëzit të kandidojnë për nëpunës ushtarakë, sepse profesioni i ushtarit është i sigurt dhe jep shans për zhvillim profesional, mjafton që të kesh dëshirë. Në Ushtritë Tokësore shpallëm konkurs për 185 vende, kurse dokumente kanë parashtruar mbi 470 kandidatë”.

E gjithë Evropa por dhe Shtetet e Bashkuara kanë problem me ushtarët profesionalistë, konstaton gjenerali Andrej Bocev. Por, ai mendon se me ndryshimet ligjore është bërë mjaft për përshpejtimin e procedurave  për grumbullimin e ushtarakëve. Sipas tij problemi është në faktin se ushtarët kërkohen në sfondin e plakjes së rezervës së mobilizimit. Kjo ndodh sepse që nga viti 2007 Bullgaria nuk ka shërbim rekrutimi, përmes të cilit të plotësohet kjo rezervë.

Shumë vështirë mund të bindim shoqërinë të kthehet shërbimi i detyrueshëm i rekrutimit. Për vitet e fundit, politikanët tanë e kuptuan se neve na duhet një ushtri e vogël por e fortë dhe shumë mirë e kompletuar si dhe shumë mirë e armatosur, sipas standardeve dhe teknologjive më të reja në NATO. Po kështu  kemi nevojë dhe për një staf të shkolluar, i cili të mund të përdorë aparaturën moderne.”

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD