Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniella Todorova: “Arti prej letre” krijon një botë të bukur, e cila na emocionon

“Sofja art fest prej letre” në Pallatin Kombëtar të Kulturës

Edicioni i nëntë i “Sofia art fest prej letre” filloi më 16 prill. Projekti origjinal ndërkombëtar paraqitet në disa galeri të kryeqytetit, ndërsa dje, më 2 maj, në Pallatin Kombëtar të Kulturës u hap një ekspozitë, e cila prezanton veprat e konkursit “Amateras”, si dhe ekspozitën e Martina Karaivanovës, mbajtëse e çmimit të madh gjatë vitit 2018.

“Arti prej letre” është një degë e re e artit bashkëkohor vizual – thotë Daniella Todorova, kryetare e fondacionit “Amateras”, themeluese dhe organizatore kryesore e festivalit. “Para se të dashurohem me letrën unë merresha me ngjyrosje xhami, krijoja projekte monumentale, kisha ekspozita më vete... Gjatë vitit 2006 shkova në Finlandë që të marr pjesë në një rezidencë krijuese. Në një ekspozitë ra në dashuri me instalimet prej letre dhe pasi u ktheva realizova ekspozitën time të parë me art prej letre. Fillova të interesohesha edhe për veprimtari të tjera në këtë sferë. Kështu lindi ideja për konkursin, i cili filloi gjatë vitit 2009 si ekspozita “Formati i vogël”, pas kësaj e quajtëm “Amateras” (emri i perëndeshës japoneze – diell). Artistët, të cilët morën pjesë, na frymëzuan me idetë dhe entuziazmin e tyre që të vazhdojmë përpara. Kështu qe konkursi është “prind” i “Sofia art fest prej letre”. Kemi paraqitur mbi 1000 artistë nga mbi 40 vende. I jemi mirënjohës Pallatit Kombëtar të Kulturës, i cili për të tretin vit me radhë hap dyer për ne. Kjo e ndryshoi shumë formatin. Tani për herë të parë në konkurs marrin pjesë instalime, skulptura... Ato duken mrekullueshëm në sfondin e dritës së natyrshme dhe hapësirës së gjerë. Puna me letër është një art i lashtë, i cili ka lindur në Japoni dhe është përhapur pas kësaj në Amerikën Perëndimore, por si degë e veçantë në artin bashkëkohor ai është formuar para 50 vitesh në SHBA. Në shikim të parë materiali nuk është i qëndrueshëm, por kjo është iluzion. Në muze është plot krijime prej letre mbi 100 vjeçe. Letra e ka jetën e vet, ndjeshmërinë dhe shpirtin e vet, sepse shumica e letrave janë bërë prej bimësh, lëndësh drusore etj. Nuk kam supozuar se ky do të jetë pasioni im dhe se do të merrem me këtë pothuajse 15 vjet. Është një emocion i madh ta prekësh krijimtarinë e kaq shumë kolegëve. Çdonjëri prej tyre ka se çfarë të tregojë dhe të na thotë, e ka botën e vet dhe idetë e veta. Në ekspozitë ka instalime konceptuale, të cilat u përkasin kazuseve sociale moderne. Nuk është e rastit se motoja sivjet është “Bota globale”. Aktiviteti është pjesë e Kalendarit Kulturor të Kryeqytetit tashmë 10 vjet, kemi bërë mbi 200 ekspozita, konferenca shkencore, workshop-e – një det i vërtetë prej autorësh dhe veprash, një botë e bukur, e cila na emocion dhe na motivon. Ky art ka fituar dhe po vazhdon të fitojë qindra fansa të vendit tonë, të cilët e përmendin emrin e Bullgarisë me respekt dhe dashuri të madhe.”


“Po e njoh dhe e ndjek me vëmendje veprimtarinë e fondacionit “Amateras” që nga krijimi i tij – thotë Martina Karaivanova. – Vetëm për disa vjet festivali u zgjerua në një projekt interesant ndërkombëtar. Jam e lumtur se kam mundësi të tregoj pikturat e mia në këtë hapësirë të mrekullueshme. Siç duket, ato “ndihen” shumë mirë këtu. Desha të nënvizoj se ngjyra e zezë, e cila dominon në veprat e mia nuk është lidhur me negativizmin, por më tepër është ekuivalent i pafundësisë, i diçkaje të qetë dhe të ngrohtë. Prandaj edhe motoja e ekspozitës është “Pas mesnatës, para lindjes së diellit” – një moment i veçantë i ditës dhe natës, qetësia është e plotë dhe ndihet thellë. Kuadrati, të cilin e përdor shumë, është një formë e qëndrueshme dhe “i mbyll” me sukses metamorfozat e ditës dhe natës, të materieve, të krijuara prej meje.”

Më 4 maj Abd Masus, president i Vienna Calligraphy Center – organizata ndërkombëtare e traditave kaligrafike botërore, do të mbajë ligjëratën kryesore dhe do të kryesojë workshopin. Vetë ai prezanton disa vepra të tij, të krijuara në bazë të kaligrafisë arabe:


“Në qoftë se keni ndonjë ide dhe dispononi pak kreativitet, besoj se do të bëni diçka interesante dhe të ndryshme – thotë zoti Masud. – Kjo që shihet në pikturat e mia, nuk është kaligrafia tradicionale, përdor letër të ndryshme, mjete të ndryshme. Në njërën pikturë është poema e Sufi Mistika Rumi “Don’t go without me” (“Mos u nis pa meje”). Për mua është me rëndësi të paraqes poezinë e tij para bashkëmendimtarëve të mi dhe t’u tregoj se çfarë njerëzish ka pasur në të kaluarën. Ne gjithashtu jemi të detyruar të jemi të tillë. Prandaj jam në Bullgari, sepse kam lidhje me njerëz të tillë këtu – Daniella dhe Todor Todorovi, të cilët i lidhin njerëzit nëpërmjet artit. Gjithmonë gëzohem kur jam në vendin tuaj, ndërsa në “Amateras” po shoh vepra shumë të bukura dhe një kreativitet të madh.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD