Portali informativ i Maqedonisë së Veriut „press24.mk“ rekomandon 10 qytetet më tërheqëse për turizëm në Bullgari. Në vend të pare është Plovdivi, i cili bën përshtypje me arkitekturën e vet karakteristike, me restorantet dhe pedonalen moderne. Pastaj renditen Sofja me çmimet e saj të ulëta në krahasim me kryeqytetet e tjera evropiane, Veliko Tërnovo, i cili gjithashtu ka arkitekturë të vet dalluese dhe gjithashtu është ndër destinacionet e preferuara nga turistët e huaj. Media shkruan edhe për qendrat verore detare – Varna, Burgas me ishullin Anastasija, Nesebër, Sozopoll dhe Ballçik. Qyteti Kazanllëk (Bullgari Qendrore) është përmendur në këtë klasifikim me varret e shumta të lashta nëntokësore dhe me festivalin e trëndafilit, që organizohet çdo vit atje. Ruse (Vullgari Veriore) është përshkruar si “Vjena e Vogël”.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..