“E përkrahim Bullgarinë për Shengenin”, deklaroi Kryeministri i shtetit të lirë Bavari Markus Zjoder pas takimit sy më sy me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. Zjoder është për vizitë në Bullgari me ftesë të Borisovit. Të dy shqyrtuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e punëve të brendshme, sigurisë, ekonomisë dhe financave dhe tema të tjera nga rendi evropian i ditës. Zjoder e quajti vendin tonë “një fakt të rëndësishëm për stabilitetin e tërë regjionit” dhe na lavdëroi për ruajtjen e suksesshme të kufijve të jashtëm të BE-së. Borisov ishte kategorik se shteti ynë është një vend shumë i mirë për investime dhe është krejtësisht i përgatitur për Hapësirën e Shengenit.
Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet,..
Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Pas mesditës vranësirat do të zvogëlohen deri në mot..
Koalicioni PP-DB, i dalë si forca e dytë politike në parlamentin e ri, u bëri thirrje të gjitha partive dhe grupeve parlamentare në një konferencë për shtypin për të bërë të qartë se nuk do të punojnë me DPS-Fillimi i Ri në asnjë formë. “Po bëjmë..
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në..