Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Pa siguri dhe stabilitet vlerat evropiane janë shumë të vështira për t'u mbrojtur

Foto: BTA

Të kihet parasysh mendimi i të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian  gjatë marrjes së vendimeve për zgjerimin e Zonës së Shengenit. Kjo thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit të 13 shteteve anëtare në Varshavë, në të cilin ishte shënuar 15 vjetori i zgjerimit të të Bashkimit në lindje. “Fjala kyçe edhe sot  është “siguria”. Pa siguri dhe qëndrueshmëri vlerat evropiane janë shumë vështirë për t'u mbrojtur “, nënvizoi në fjalimin e tij Kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ai deklaroi se vendi  ynë e realizon me sukses detyrën për ruajtjen e kufirit evropian dhe e konsideron forcimin e kontrollit në të gjithë kufijtë e BE-së si të rëndësishëm në një nivel mbarevropian. Borisovi theksoi po kështu se asnjë shtet-anëtar nuk duhet të lihet që vetë që t'i përballojë sfidat e migracionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një avion është gati të fluturojë për të evakuuar bullgarët nga Libani

Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..

botuar më 24-09-30 11.27.PD
Evtim Milloshev

Një sezon veror rekord, por edhe probleme në rritje raportohen në turizëm

Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..

botuar më 24-09-30 9.12.PD

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD