Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rriten rastet e fruthit në Evropë dhe në Bullgari

Foto: newscientist.com

Mbi 80 000 janë shtetasit evropianë, të cilët janë sëmurur nga fruthi gjatë vitit 2018. Mbi 70 janë rastet e vdekjes për shkak të kësaj sëmundjeje, që është me 33 më shumë nga 2017-ta, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Prevencë dhe Kontroll të Sëmundjeve. Përfaqësuesit e dy organizatave janë të shqetësuar, sepse numri i të infektuarve po vazhdon të rritet edhe në fillim të vitit të tanishëm në disa vende, si Bullgaria, Franca, Polonia, Çekia, Belgjika dhe Irlanda. Fruthi është një sëmundje, që mund të shkaktojë probleme të mëtejshme. Zakonisht ato kanë të bëjnë me sistemin jashtëqitës, të dëgjuarin, mushkëritë dhe trurin, ndërsa vdekshmëria është 1: 1000. Gruaja me barrë e infektuar me fruth mund ta humbasë foshnjën, ose ajo të lindet para kohe. Problemet neurologjike të shkaktuara nga fruthi mund të shfaqen disa vite më vonë. Prandaj sipas epidemiologëve çdonjëri i cili nuk ka alergji, sëmundje imune, ose kundërindikacione të tjera, duhet të imunizohet, që ta ruajë në këtë mënyrë si vetveten, ashtu dhe të tjerët, të cilët për një ose tjetër shkak nuk janë imunizuar.

Me rastin e Javës Evropiane të Imunizimit /24-30 prill/ u paraqit një statistikë aktuale, e cila tregon se rastet e fruthit në Bullgari janë 497. Më shumë (146) janë të sëmurët në rrethin e Sofjes. Po shuhet vatra e në rrethin e Bllagoevgradir, por po përhapet në rajonin e Sofjes. Megjithëse qytetarët e moshës deri në 18 vjeç janë me sigurime shëndetësore të paguara nga shteti dhe vaksinat janë përfshirë në këto sigurime, ka fëmijë, të cilët nuk janë imunizuar, vuri në dukje inspektori shëndetësor dr. Angell Kunçev:

7% e fëmijëve nuk e kanë marrë vaksinën e tyre të parë kundër fruthit në moshën 13 muaj, ndërsa 13 % nuk e kanë marrë vaksinën e dytë në moshën 12 vjeç. Tjetër është çështja se duke e bërë analizën e këtyre grupeve – kush dhe pse nuk e ka marrë vaksinën, konstatojmë se shkaqet për këtë janë dhjetëra. Bëhet fjalë për bashkësinë rome dhe për prindërit, të cilët kanë qëndrim negativ ndaj vaksinave – saktësoi Kunçev dhe shtoi se tek popullsia rome, e cila përbën 76% të rasteve të konstatuara të fruthit, problemi më i shpeshtë është lidhur me vështirësi në gjetjen e fëmijëve dhe me vaksinimin e tyre, por në përgjithësi ata nuk janë kundër vaksinimit. Krejtësisht i ndryshëm është qëndrimi i përfaqësuesve të lëvizjeve kundër vaksinave në përgjithësi. Sipas inspektorit duhet të kufizohet ndikimi i këtyre aktivistëve mbi prindërit e tjerë. Sa u përket njerëzve të vdekur si rrjedhim i vaksinimit, argumente me të cilët kundërshtarët e vaksinave i përkrahin tezat e veta, po të ketë informacion të tillë ai duhet t’i dërgohet Agjencisë Ekzekutive për Ilaçet, që të zhvillohet kontrolli i domosdoshëm, është kategorik dr. Kunçev.

Përfaqësuesi i Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Siddhartha Sankar Dattas theksoi se efekti i një vaksinimi mund të jetë vetëm pozitiv, sepse ka shumë shembuj se si në saje të vaksinave janë mjekuar, madje janë zhdukur dhe harruar sëmundje shumë të rrezikshme në Evropë si poliomieliti për shembull. Ai u bëri apel mediave dhe politikanëve për ta informuar më aktivisht shoqërinë për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brukseli, janari 2024

Si do të ndryshojë politika evropiane me përbërjen e re të PE

Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..

botuar më 24-06-19 2.30.MD

Refugjatët – një pjesë e vogël por e rëndësishme e punëkërkuesve në Bullgari

Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..

botuar më 24-06-18 7.30.PD
Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD