Për vit të dytë të radhës zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva qe mikpritëse e darkës zyrtare në lidhje me festën hebraike-Pesah. “Në këto vite, kur mjerisht shikojmë një nacionalizëm në rritje dhe shfaqje të ksenofobisë, kemi nevojë prej më shumë iniciativave të ngjashme”, vuri në dukje Zaharieva përpara mysafirëve - figura publike bullgare dhe përfaqësues të korpusit diplomatik, të bashkësisë hebraike tek ne, të kishës katolike dhe kryemyftiu i Bullgarisë. Ajo vuri në dukje se Bullgaria tanimë është një anëtare e plotëvlefshme e Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit, gjë e cila ka treguar se qeveria bullgare, populli dhe shoqëria kanë zgjedhur të renditen mes vendeve, të cilat e sfidojnë urrejtjen dhe racizmin.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..