Mjekë dhe infermiere, të përkrahur nga prindërit, protestojnë për herë të dytë përpara spitalit të vetëm të specializuar në vend për shërim aktiv të sëmundjeve të fëmijëve - “Profesor Ivan Mitev “ në Sofje. Ata këmbëngulin për ndryshim të statutit të spitalit i cili në këtë moment është “shoqëri tregtare”. Mjekët këmbëngulin për rritje të rrogave, për dhënien e një statuti të posaçëm spitalit dhe për zhdukjen e limiteve për veprimtari. Sipas tyre ndryshimi i statutit do të garantojë një financim të vazhdueshëm adekuat të spitalit. Në rast se nuk dëgjohen, mjekët mendojnë të organizojnë një protestë të re me bllokimin e udhëkryqeve në kryeqytet.
Në Bullgari, numri i njerëzve që vdesin nga goditjet në tru është katër herë më i lartë se në vendet e tjera të BE-së, sipas një raporti të Komisionit Evropian të vitit 2021. Në vitin 2023 në vendin tonë u regjistruan 45 mijë pacientë me..
Në Këshillin Evropian, Bullgaria do të insistojë që në miratimin e Konkluzioneve të takimit të përfshihet teksti për Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev përfaqëson vendin..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje më 27 qershor me iniciativën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe me mbështetjen e..
Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar -..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të..
Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet..