Çdo një qytet ka bukurinë e vet, romantikën dhe diçka, e cila e dallon nga të tjerët. Magjja e qytetit Nesebër nuk është vetëm në faktin se është i rrethuar me det dhe vetëm një vijë e ngushtë , e quajtur “Provllaka”, e lidh me tokën, nuk është vetëm në rrugët e ngushta prej kalldrëmi dhe në arkitekturën e lashtë. I quajtur në Lashtësi –Qyteti i Krishtit, sot, duke hyrë në të na pret statuja e Shën Nikolla Çudibërësit nga ana jugore, kurse në portin verior të peshkatarëve ngrihet një kryq i madh i bardh, i cili natën ndriçon detin.
Në Qytetin e Vjetër tani mund të shikohen gërmadhat e 12 kishave antike dhe mesjetare, supozohet se në qytet dikur ka pasur bazilikë të madhe të dioqezës dhe më shumë se 40 kisha dhe faltore, kurse në rrethinat e qytetit ka pasur manastire, të cilat kanë strehuar murgjit pasues të doktrinës së isihasmit.
Mesemvria, siç është emri i vjetër i qytetit Nesebër, ka qenë qytet-shtet për një kohë të gjatë dhe sikurse akoma po vazhdon të jetojë jetën e vet. Kisha e vetme e cila punon është “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, e ndërtuar në fund të shekullit të XIX, kur qyteza ka qenë në kufijtë e Rumelisë Lindore.
Në kishë përveç ornamenteve të pasura, mbishkrimeve të bukura dhe ikonave, fronit të peshkopit të zbukuruar me drugdhendje (peshq dhe luanë të paraqitur në mënyrë realiste) një përshtypje bën dhe ballkoni/emporia/. Në shumë pak kisha ortodokse ka ballkone të tilla, ku qëndrojnë gratë, apo kori i kishës.
Në fund të shërbesës në ditën e të Premtes së Zezë , banuesit vendas me një solist të zgjedhur prej tyre ngjiten nëpër shkallët prej druri drejt tarracës dhe bashkë këndojnë këngën e tretë të fundit nga “Shërbesa e Varrimit të Krishtit”. Para kësaj priftërinjtë kanë kënduar dy të parat rreth qefinit, i cili simbolizon stofin me të cilin është mbështjellë trupi i Krishtit pas rrëzimit të tij nga kryqi. Në pjesën më të madhe të kishave të krishtere, gjatë nxjerrjes së qefinit, besimtarët ecin rreth kishës me qirinj të ndezur, duke i ndjekur priftërinjtë në një procesion simbolik funeral. Në gadishullin e qytetit Nesebër, të gjatë 850 metra dhe të gjerë 300 metra, besimtarët shëtisin nëpër vetë qytetin. Ky është momenti më i errët për të gjithë të krishterët, kur Krishti ka pësuar një dhimbje torturuese, qortime të panumërta dhe është i kryqëzuar mizorisht si një grabitës . Pas fundit të shërbesës njerëzit mblidhen të mërzitur nëpër shtëpitë e tyre, si pas një varrimi.
Vezët lyhen herët gjatë ditës tjetër, në qoftë se kjo nuk është bërë në ditën e së Enjtes së Madhe. Ditën e Shtunës së Madhe në mëngjes shërbehet Liturgjia e Shenjtë, pas kësaj përsëri që të gjithë mblidhen në kishë në orën 23, që të presin Ringjalljen. Në mesnatë që të gjithë janë përpara kishës, e cila është e zhytur në errësirë , në pritje të Ngjarjes së Madhe. Me lajmin për Ringjalljen e Ndritshme dhe mbërritjen e zjarrit të bekuar, dritat në kishë ndrisin në mënyrë solemne. Përpara se ta fusë në kishë, prifti i bie portës me fjalët: “Hapuni o dyer të parajsës, që të hyjë Mbreti i Lavdishëm”. I përgjigjen: “Kush Mbret i Lavdishëm?” dhe kështu kjo përsëritet tre herë, pas së cilës portat e kishës hapen dhe ai hyn në kishë, duke kënduar “Krishti u Ringjall”. Besimtarët ia kalojnë njëri tjetrit zjarrin e bekuar. Kështu fillon liturgjia e Ringjalljes, e cila është dhe liturgjia e vetme e natës në krishterimin ortodoks, dhe zgjat rreth 2-3 orë. Pas liturgjisë njerëzit mund të hanë nga Buka e Pashkës dhe nga vezët, të cilat i kanë sjellë me vete.
Përshëndesin njëri-tjetrin me “Krishti u Ngjall”, dëgjohet dhe “Hristos Anesti” me qenë se tradicionalisht në ditën e Pashkës grekët e ardhur nga Nea Mesemvria vizitojnë Nesebërin e Vjetër për festën. Nuk është e çuditshme që përshëndetje me rastin e Pashkës të dëgjohet dhe në gjuhë të tjera, me qenë se ka jo pak turistë dhe vizitorë të huaj në qytet.
Në fund pas shërbesës njerëzit marrin me vete qirinjtë me zjarrin e ndezur në shtëpitë e tyre. Në derën e shtëpisë bëhet një kryq me kandilin e ndezur, zjarri hyn në shtëpi dhe kështu bekohet . Qiriri lihet të digjet deri në fund. Në këtë mënyrë banuesit e qytezës bregdetare festojnë festën më të ndritshme të krishtere – Pashkën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ekaterina Ivanova dhe arkivMuzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..