Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historitë për fëmijë të Zornica Ivanovës, ose si Zana Roziçka i mbron bullgarët e vegjël në botë

Fushata “Marshimi i librave” për të tetin vit me radhë hyri në shkolla dhe kopshte, që t’u tregojë fëmijëve se “leximi është i dobishëm, i këndshëm dhe gjithmonë në modë”, sipas organizatorëve nga asociacioni “Libri bullgar”. Del se po vëzhgohet lulëzim i botimit të librave bashkëkohorë bullgarë për fëmijë, ndërsa nevojë për këta libra kanë si fëmijët bullgarë në vend, ashtu dhe ata jashtë.

Gjatë vitit 2004 Zornica Ivanova u nis për në Shtetet e Bashkuara, që ta realizojë ëndrrën e saj amerikane – ajo i mbaroi studimet në degën e biznesit në Universitetin e Karolinës së Veriut, filloi punë në kompaninë më të madhe për prodhim çokollate dhe u martua me të dashurin e saj amerikan. Megjithëse edhe dy fëmijët e saj lindën në një mjedis, ku flitet gjuha angleze, Zornica nuk hoqi dorë nga synimi për t’i mësuar në gjuhën e tyre amtare, duke ua dhënë tërë dashurinë e saj ndaj Bullgarisë që në fëmijërinë e tyre të hershme.

“Është shumë vështirë për çdo një prindër jashtë kufirit për ta mësuar fëmijën e tij në gjuhën bullgare – thotë Zornica Ivanova. – Në qoftë se në familje flitet vetëm në gjuhën amtare, fëmija mund ta flasë në një nivel shumë të mirë, por pasi rritet, ai padyshim do të preferojë të flasë në gjuhën e mjedisit që e rrethon – në gjuhën e cila flitet në shkollë, në gjuhën e miqve. Në situatën e martesave të përziera është edhe më vështirë dhe atëherë bullgarishtja shpeshherë mbetet në plan të dytë. Përveç kësaj gjuha jonë është e vështirë, sidomos në krahasim me gjuhën angleze, prandaj ajo e zëvendëson shumë lehtë bullgarishten.”

Që të mos ndodhë kjo edhe në familjen e saj Zornica Ivanova filloi të kërkojë libra bullgarë për fëmijë për vajzën e saj të vogël, por gjetja e tyre përtej Oqeanit ishte shumë e vështirë. Atëherë asaj i erdhi ideja për të importuar letërsi për fëmijë nga Bullgaria dhe ta përhapë ndër bashkatdhetarët tanë, përfshi këtu edhe shkollat bullgare të së dielës. Ajo krijoi gjithashtu një blog, ku komenton tema që përbëjnë interes për prindërit e fëmijëve bullgarë jashtë shtetit. Por meqenëse nostalgjia e tërhiqte gjithnjë e më shumë drejt atdheut, para dy vitesh Zornica u kthye bashkë me familjen e saj – që t’i zhytë fëmijët në mjedisin kulturor bullgar dhe ta vazhdojë misionin iluminist. Kështu lindi Zana Roziçika (Trëndafili i Vogël) – mbrojtësja e bullgarëve të vegjël në botë, e cila banon në qytetin magjik Feeria në një shtëpi të vogël me kopsht me bimë dhe lule bullgare. Çdo ditë zana e hap librin e saj magjik “Novinarnik”, ku ua lexon fëmijëve lajmet në botë dhe në qoftë se ndonjë prej tyre ka nevojë për përkrahje, e viziton në shtëpi.

“Në librin “Maja dhe koncerti i talenteve” zana Roziçka e viziton Majën, e cila banon në Çikago dhe duhet të marrë pjesë në koncertin e shkollës së talenteve – na tregon shkrimtarja.– Me ndihmën e zanës vajza arrin të besojë në vetvete dhe t’i organizojë miqtë e saj që të hedhin një valle bullgare. Në këtë mënyrë krahas historisë së Majës ne flasim jo vetëm për besimin në vetvete, për kurajën, për liderët, por edhe mësojmë gjëra interesante për traditat popullore bullgare dhe për kostumet tona kombëtare. Në librin “Eli dhe fletorja sekrete” zana Roziçka shkon për vizitë tek Eli, e cila sapo është vendosur në Bremen dhe ende nuk ka miq në shkollën e re. Megjithëse flet shumë mirë në gjermanisht, vajza turpërohet t’i shprehë mendimet e veta dhe vazhdimisht i bën pyetje vetes nëse vepron në mënyrën e drejtë. Del se kjo situatë është afër zemrave jo vetëm të fëmijëve, por edhe të shumë të rriturve, të cilët e kanë ndryshuar mjedisin. Dhe meqenëse Eli ndihet e pasigurt dhe e vetmuar, me ndihmën e Zanës Roziçka ajo arrin të zbulohet para bashkënxënësve, duke organizuar një party për kuzhinierë, ku i paraqet të gjitha gjellët bullgarë, të mësuara nga gjysha e saj. Eli i grumbullon recetat në fletoren e saj sekrete dhe ëndrra e saj është që një ditë të ketë restorant.”

Shkrimtarja udhëton shpesh, që t’i prezantojë historitë dhe protagonistët e saj. Kudo që të shkojë – te ne, ose përtej kufirit, gjithmonë e mirëpresin shumë vogëlushë të entuziazmuar, të mençur dhe kureshtarë, të cilët i drejtojnë shumë pyetje.“Gjithmonë jam befasuar se sa të sinqertë janë fëmijët dhe sa lehtë komunikojnë, sidomos kur historia i ka tërhequr”, shton ajo.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD