Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpartalluan grupin më të madh kriminal për mashtrime telefonike

Foto: BGNES

Grupi më i madh i organizuar për mashtrime telefonike ishte shpartalluar gjatë një operacioni të përbashkët të organeve kompetente bullgare dhe rumune. Janë ndaluar 30 veta në Rumani dhe në Bullgari Veriore (Gorna Orjahovica). Në lagjen e romëve të qytetit Gorna Orjahovica janë kontrolluar 15 shtëpi luksoze dhe janë sekuestruar gjashtë automjete të shtrenjta. Hetimi ka filluar në vitin 2017. Në operacion kanë marrë pjesë më shumë se 150 nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë dekadës së fundit mashtrimi telefonik është krimi më i përhapur në Bullgari. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Shërbyeset, kuzhinierët dhe recepsionistët janë më të kërkuarit në bregun e Detit të Zi

Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...

botuar më 25-04-05 12.35.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD