Ministri i transportit Rosen Zheljazkov diskutoi me Ambasadorin e Turqisë tek ne Hasan Ulusoy situatën aktuale me kalimin e vështirësuar të automjeteve në pikat e kalimit në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Ambasadori informoi Zheljazkovin se që nga 11 prill 2019 në pikat e kontrollit kufitar në Turqi, përfshin edhe ato me Bullgarinë, funksionon një sistem i integruar për menaxhimin e mbledhjes së tarifave dhe gjobave, të lidhura me përdorimin e infrastrukturës rrugore të shtetit turk (sistemi TOLL) dhe të gjitha shumat e papaguara mblidhen në pikat e daljes nga Turqia. Ulursoy mohoi informacionet për pengimin e qëllimshëm të lëvizjes së automjeteve. Lidhur me ankesat e disa shoferëve bullgarë për gjoba tepër të larta, ambasadori shpjegoi se vlera e taksave të papaguara dhe e gjobave mund të kontestohet në përputhje me legjislacionin turk, por sipas ligjit në fuqi më parë duhet të paguhen shumat e kërkuara.
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço..
Bullgaria nuk mund të ndërhyjë në procesin e spiunazhit ndaj shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në kuadër të kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Velichie”. “Drejtësia..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..