Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Proceset demografike në Bullgari – jo të favorshme dhe gjatë vitit 2018

Foto: BGNES

Proceset demografike në Bullgari - jo të favorshme dhe gjatë vitit 2018

Instituti Kombëtar i Statistikës shpalli të dhënat më të reja për proceset demografike në Bullgari më datë 31 dhjetor 2018. Qe theksuar se zhvillimet në këtë sferë duan dekada të tëra dhe nuk mund të ndryshojnë për një vit, për shkak të së cilës janë shumë lehtë të parashikueshme. E thënë në mënyrë të përgjithësuar, popullsia e vendit vazhdon të pakësohet dhe të plaket. Po pakësohen po kështu dhe lindjet në përgjithësi. Po shtohet numri i martesave, por dhe numri i divorceve. Deri më 31 dhjetor 2018 popullsia e Bullgarisë ka qenë përgjithësisht 7 000 039 veta, që përbën 1.4% nga banuesit në territorin e Bashkimit Evropian. Në krahasim më vitin 2017 qytetarët bullgarë pakësohen me 49 995 veta, ose me 0.7%. Duke pasur parasysh ritmin e pakësimit, ndaj prillit të vitit 2019 ata me siguri janë nën 7 milionë, pohojnë nga Instituti Kombëtar i Statistikës. 

Më datë 31.12 2018 në qytetet bullgare jetojnë 5 159 129 veta, ose 73.7%, kurse në fshatra -1 840 910 veta, ose 26.3% nga popullsia e vendit. Vendet e populluara janë përgjithësisht 5 256, nga të cilët 257 janë qytete dhe 4 999-fshatra. Një shtim të banorëve të vet gjatë vitit 2018 kanë llogaritur vetëm 29 nga qytetet tek ne. Qytete pa banues akoma nuk ka, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fshatrat. Gjatë vitit të kaluar  2 fshatra kanë mbetur pa asnjë banues dhe me ta numri i përgjithshëm i atyre të shpopulluar është shtuar deri më 164.

Njëkohësisht me pakësimin e numrit të popullsisë vihet re dhe vazhdimi i plakjes së tij. Gjatë vitit 2018  pjesa e njerëzve në moshë mbi 65 vjeç ka arritur  mesatarisht 21.3%. Një plakje më e madhe vëzhgohet mes grave - pjesa relative e grave në moshë mbi 65 vjeç është 24.8%, kurse e burrave 17.7%. Që këtu rrjedhin dhe disa probleme të mëdha. Nga njëra anë, plakja çon deri në shtimin e shpenzimeve publike për pensione, kurse që aty dhe deri në nevojën prej reformave  të sistemit të pensionimit. Nga ana tjetër, po rriten shpenzimet për shëndetësinë dhe për kujdeset mjekësore. Dhe jo në vend të fundit,  nga demografia e keqësuar vuan dhe biznesi, i cili duhet të mbështetet tek një krah pune gjithnjë e më të pakët dhe më pak të arsimuar, që të mund të përmirësohet dhe prodhueshmëria e ekonomisë.

Ka dhe zhvillime pozitive por jo shumë. Një prej tyre është se bullgarët të cilët janë kthyer në atdhe janë më shumë sesa më parë. Kundrejt vitit 2017 numri i banuesve të vendosur në vend  është rritur me afro 4 mijë veta dhe ka arritur 29.6 mijë nga të cilët 55% janë me shtetësi bullgare. Po kështu me 4 mijë janë shtuar dhe njerëzit të cilët kanë ikur nga Bullgaria me pasaportë bullgare gjatë vitit 2018. Numri i tyre ka arritur 31.3 mijë.

Autor: Stoimen Pavllov 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD